Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer sot në autostradën Tiranë – Durrës.

Një nga tre punëtorët që po punonin për riparimin e një defekti në transformator, ka mbetur i vdekur.

Mësohet se viktima është Gjergji Sula. Ai dhe dy punëtorë të tjerë morën lëndime gjatë kontaktit me rrymën në transformator. Ndërkaq, njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, kurse punëtori tjetër jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi ka ndodhur pranë një objekti në ndërtim. Tre punonjësit kanë tentuar që të shkëpusin rrymën elektrike nga transformatori.

“Të tre janë dërguar në spital. Njëri prej tyre ndërroi jetë. Ndërkaq, një nga të lënduarit është në gjendje kritike, kurse i treti është jashtë rrezikut’, raportohet nga vendngjarja.

Veritas.com.al/