Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi shkarkoi sot kreun e SHKB së Burgjeve dhe dy drejtorët të Hipotekave në Fier dhe Devoll.

Bardhi shkarkoi nga detyra drejtorin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Ramazan Topuzi, me motivin se është emëruar në funksion në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu ministri ka shkarkuar edhe regjistruesin e Fierit dhe të Devollit për shkelje në kryerjen e detyrave dhe zbatimin e rekomandimeve të KLSH.

Veritas.com.al/