Nga Laert Skiro/

Partia Demokratike ka mbledhur sot deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit. Megjithëse deputetët “e vjetër’ janë akoma në fuqi dhe këta quhen ‘grupi parlamentar i PD’, sot është mbledhur një grup tjetër nënë këtë titull. Zoti Basha, kryetar i PD njoftoi dhe shpalli sot ‘grupi i deputetëve të rinj’. Në demokracinë borgjeze ‘grupi i ri i deputetëve’ nuk ekziston, ose është ‘grupi i deputetëve të Iks partie”, ose kjo bëhet nul. Aq më tepër kur ‘grupi i ri’ nuk është një lapsus, përderisa përballë tij ekziston edhe grupi real ‘në fuqi’ i Partisë  Demokratike. Vetëm në partitë komuniste, në fillimet udhëzimeve nga Kominterni, është praktikuar që krahas një grupi vepronte edhe një grup tjetër, po ‘komunist’. Eksperienca e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH) është më e afërta për ne. Mes grupeve komuniste të vitit ’40, ndodhej grupi ‘i Zjarrit’, por edhe ‘grupi i Të rinjve”.

Në fjalorin politik aktual, ‘grupi i deputetëve të rinj’ në PD sjell një ‘risi’ por jo një realitet legal. Aq më tepër që grupi ‘i të vjetërve’ është akoma në fuqi.

Në fjalorin politik demokratik, sot PD, gjatë mbledhjes së deputetëve “të rinj’  ka shtuar edhe fjalën ‘pazar- opozitë’. Kryetari i PD, Basha, kur ka sjellë këtë risi në fjalorin politik, e kishte fjalën për bashkëpunimin me LS dhe PDIU që ‘të krijojmë një opozitë ballore’. ‘Pazar opozitë’, padyshim që është krijesë në fjalëformimin politik, por ndërkohë vjen edhe nga një realitet. Politika e vendit tonë është qortuar shumë nga qytetarët për ‘pazare’. Edhe vetë marrëveshja e fundit politike mes Ramës dhe  Bashës rezultoi në një Pazar ‘që nuk funksionoi’ sipas Bashës. Kryetari i PD i është përshtatur kësaj frike dhe klime reale kur ka formuluar tog-fjalëshin ‘Pazar-opozitë’.

Dhe së fundi,

Që prej fillimit të protestës opozitare, kryetari i PD, Basha, ka shpikur sloganin politik “Republikë e Re”. Fillimisht nuk u mor në analizë sepse u mor si një vrull opozitar ‘poa kuptoim’ Por më vonë po vetë Basha ka deklaruar se “Republika e Re do ta kalojë pushtetin në duar të anëtarëve të PD”. Sikur të ndodhte kjo, Republika e Re as do të ishte ‘e re’ as ‘Republikë’. Do të kishim me klane mafioze ‘kush zapton më shumë në fushën e pushtetit’.

Sidoqoftë, vetë “Republika e re’ si fjalor, është e pa hasur dhe e boshatisur.

Veritas.com.al/