Tre punonjësit e Bashkisë së Matit, të cilët u vranë dje nga një 51-vjeçar i armatosur, sot ë përcillen sot për në banesën e fundit.

Si shkak i ngjarjes është shpallur rruga e fshatit Shëlli, Mentor Hoxha, (i vrarë në vend) Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi (ndërruan jetë në spital) mbetën viktima të sulmit me armë, krim për të cilin u arrestua Kujtim Koxha, ish-kryeplak dhe kryetar i PS për këtë zonë.

I plagosur mbeti shtetasi Astrit Hani. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanËeb’ se në ceremonitë mortore të tre viktimave marrin pjesë stafi i Bashkisë Mat, këshilltarë, përfaqësues të PS dhe të PD, si dhe deputeti i LSI-së Përparim Spahiu si dhe Don Gjergji.

Varrimi i tre punonjësve do të bëhet i ndarë, pasi ata jetonin në fshatra të ndryshme, në Zonisht, Burgajet, Shëlli. Gazetari Doçi tha se rreth orës 17:00 në Mat, për të vizituar familjarët e viktimave, do të jetë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.