Studiuesit në Universitetin e Southampton kanë zgjidhur misterin e Trekëndëshit te Bermudes: të gjitha zhdukjet e anijeve janë për shkak të valëve 30 metra të lartë, të shkaktuara nga stuhitë që vijnë nga çdo drejtim

Nga: Alessandro Conte/

Misteri i lidhur me te frikshmin Trekëndësh te Bermudës duket se është zgjidhur: sipas disa shkencëtarëve, shkaku i zhdukjeve misterioze të anijeve dhe avionëve është i lidhur me ngjarjet natyrore.

Trekëndëshi i Bermudes është një shtrirje e oqeanit me gjerësi rreth 500,000 kilometra, të vendosura midis Florida, Porto Riko dhe Bermuda. Një ekip kërkuesish nga Universiteti i Southampton ka arritur në përfundimin se shkaku i këtij misteri qëndron në valët anormale, deri në 30 metra të larta.

Përmes eksperimenteve në laborator, prej të cilave u realizua një dokumentar, u rikrijuan valë jashtë mase te mëdha te stuhisë. Është realizuar një model i USS Cyclops, një anije qymyri që u zhduk tamam në atë pjesë në vitin 1918. Nga ajo anije, nuk u gjeten kurrë as reliket dhe as 306 anëtarët e ekuipazhit . Dhe në sajë të këtij simulimi, ekipi zbuloi se anija mund te ishte mbytur  nga valë mbi 30 metra. Simon Boxall i Universitetit të Southampton thotë se stuhitë mund të vijnë nga tre pikat e trekëndëshit të Bermudës, duke prodhuar stuhi që nuk janë parë më parë. Në mënyrë specifike: “Ka stuhi në jug dhe në veri, që bashkohen, dhe nëse i shtohen edhe ato nga Florida, mund të jetë një formim potencialisht vdekjeprurës i valëve anormale. Kemi matur valë më shumë se 30 metra”.

Në të gjitha këto vite ka pasur disa shpjegime mbi shkaqet që çuan në bërjen e kësaj zone një legjendë e vërtetë. Midis të gjitha teorive, nuk mund të mungonte ajo që lidhej me alienët, hipotetizuar nga Charles Berlitz në librin e tij “Triangle of Bermuda”. Në vepër ka shpjeguar: “Në mungesë të një shpjegimi logjik dhe lehtësisht të pranueshëm, studiuesit e pavarur të interesuar për zhdukjet në Trekendeshin e Bermudes kanë shkuar edhe më tej. Disa kanë dhënë shpjegime bazuar në përjashtimet nga ligjet e natyrës.Te tjeret,sugjerime te ndryshimeve inter-dimensionale përmes një kalimi të barasvlershëm me një “vrimë në qiell” (ku aeroplanët mund të hyjnë, por jo të dalin) dhe të tjerë akoma besojnë se zhdukjet janë projektuar nga entitete që vijnë nga hapësira të brendshme ose të jashtme “.

Veritas.com.al/