( Zoti Trump tha se ka menduar se bisedimet me zotin Kim do të jenë “shumë të suksesshme”).

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po takohen në fillim të samitit të profilit të lartë në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Të dy shtrënguan duart për median para se të mbahen bisedimet dhe darka në hotelin me pesë yje Metropole.

Ata pritet që të diskutojnë mbi udhërrëfyesin që do të përshkojë gadishulli Korean gjatë dy ditëve të bisedimeve mbi armët bërthamore.

Deri tani është kostatuar progres i vogël mbi këtë çështje dhe mbi çështje të tjera që nga samiti i parë Trump-Kim në Singapore vitin e kaluar.

Zoti Trump tha se ka menduar se ky takim i fundit mund të jetë “shumë i suksesshëm”.

Më herët ai posoi në Tëitter se çmon mikpritjen e vendit të mërkurën në mëngjes, duke shkruar: “Vietnami po lulëzon si pak vende në planet. Koreja e Veriut mund të jetë njësoj, madje shumë shpejt nëse çarmatos botën”.

“Mundësitë janë mbresëlënëse”, shtoi ai.

Veritas.com.al/