Presidenti Trump ka dyfishuar tarifat e Shteteve të Bashkuara mbi çelikun dhe aluminin Turk, ndërsa lira turke ka precipituar në një rënie të përshpejtuar.

Në një postim në Twitter, zoti Trump tha se monedha turke është e dobët kundër “dollarit tonë shumë të fortë”,  duke shtuar se “marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Turqinë nuk janë të mira në këtë kohë”.

Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan than ë një fjalim se rënia është pjesë e “fushatës” së udhëhequr nga fuqitë e huaja.

Lira Turke ka humbur rreth 20% të vlerës së saj gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, vitin e kaluar lira kishte rënë edhe 40%.

Veritas.com.al/