(Foto: Presideni Trump dhe sekretari i ri, Eugene Scalia)/

Trump do të emëroje djalin e te ndjerit Gjykatësit të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, Scalia,  për Sekretar të Punës
Presidenti Trump të enjten në mbrëmje njoftoi se po emëronte avokatin Eugene Scalia, djalin e te ndjerit Gjykatësit te Gjykates së Lartë të Drejtësisë, Antonin Scalia, për të zëvendësuar Alex Acosta si Sekretar i Punës.

Lëvizja e papritur ishte një manifestim i dukshëm i lidhjes së ngushtë personale që Trump ka krijuar me familjen Scalia në vitet e fundit. Procesi i konfirmimit për Gjyqtarin Neil Gorsuch, i cili përfundimisht plotësoi vendin e Gjyqtarit Scalia,ka nxitur lidhjen.

Acosta dha dorëheqjen si kreu i Departamentit të Punës të premten e kaluar lidhur me përfshirjen e tij në te kaluaren në një marrëveshje delikate të vitit 2008 për financierin Jeffrey Epstein, i cili tani po përballet me akuzat federale për trafikimin e seksit.

Veritas.com.al/