Drejtori i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Scaramucci është hequr nga detyra brenda 10 ditësh qëkurse mori këtë post.

Ish financieri i Wall Street ka tërhequr vemendjen dhe kritika të shumta pas thirrjes së reportervëe për të bërë një tiradë kundër kolegëve.

Shefi i Stafit të zotit Trump,  Reince Priebus dhe zëdhënësi Sean Spicer, të dy lanë postet për shkak se Scaramucci u emërua në atë post.

Vendimi u mor nga zoti Trump për shefin e ri të stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjeneral John Kelly, i cili u betua të hënën.

Njoftimi për largimin e tij u bë përmes vetëm tre fjalive: “Anthony Scaramucci do të lërë rolin e tij si Drejtor i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

“Dështimi i zotit Zotit Scaramucci ishte më e mira për t’i lënë shefit të Stafit, John Kelly hapësirë të pastër dhe mundësinë për të ngritur ekipin e tij. I urojmë më të mirat”.

Më parë, paraditen e të hënës, zoti Trump shkroi në Twitter se ai institon që “nuk dua kaos” duke iu referuar raporteve dhe luftës mes anëtarëve të stafit në Shtëpinë e Bardhë.

Veritas.com.al/