(FOTO: Presidenti Trump (djathtas) do të takojë të Enjten presidentin kinez Xi)/

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta “zgjidhin” kërcënimin bërthamor nga Korea e Veriut pa ndihmën e Kinës.

“Në qoftë se Kina nuk do të zgjidhë problemin e Koresë së Veriut, do ta zgjidhim ne”, tha ai në një intervistë me gazetën Britanike “ Financial Times”.

I pyetur se çfarë mendon se si ,und t’ia arrijë i vetëm, zoti Trump u përgjigj shkurt: “Plotësisht”.
Zoti Trump foli para një vizite të parashikuar me presidentin e Kinës Xi Jinping këtë javë.

“Kina ka influencë të madhe në Korenë e Veriut. Dhe Kina ndodhet para pyetjes: Të na ndihmojë me Korenë e Veriut, ose jo. Dhe në qoftë se ata e bëjnë, kjo do të jetë shumë mirë për Kinën; dhe në qoftë se nuk e bëjnë- kjo nuk do të jetë mirë për askënd”, tha Donald Trump.

/Veritas.com.al/