Të Premten, Shtëpia e Bardhë, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, kur u pyet rreth vendimit të Gjykatës së Qarkut të 9-të mbi bllokimin e urdhrit ekzekutiv për ndalimin e emigrantëve nga shtatë vende me shumicë Myslimane, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Amerikan Trump tha se hapa të rinj do të shikoni që do të bëjmë përpara gjatë javës që vjen.

Trump tha: “Ne do ta mbajmë vendin të sigurt. Ne do të bëjmë gjithçka duhet bërë që ta mbajmë vendin të sigurt. Ne kemi marrë një vendim që mendoj se do të jemi shumë të suksesshëm me të. Ai nuk do të marrë shumë kohë deri në zbatim, sepse siguria e vendit është arsyeja primare, një nga arsyet pse unë jam këtu sot, siguria e vendit tonë; votuesit ndjenë se unë mund të siguroj për ta sigurinë më të mirë. Kështu që ne do të bëjmë diçka shumë të shpejtë që ka të bëjë me sigurinë e vendit tonë.

Ju do të shikoni hapa të rinj javën që vjen. Gjithashtu unë do të shkoj përmes procesit gjyqësor, dhe nuk kam asnjë dyshim se do ta fitoj edhe këtë çështje”- tha Presidenti Trump.

/Veritas.com.al/