Ditën e Premte, Jake Tapper, në programin “The Lead,” që ai drejton tha se Presidenti Donald Trump ka “një ushtri mjetesh” me të cilën mund të mbrojë çdo gjë që ai bën.

Tapper tha, “Tashmë është e njohur se presidenti Nixon kishte një aparat më të mirë ligjor për ta mbrojtur atë; edhe Bill Clinton gjithashtu, gjatë fushatave për shkarkimin e tyre. Aparatura e tyre ishte më e mirë se e Donald Trump tani që po i kërkohet ‘impeachment’ nga Demokratët.

Tapper i CNN shtoi: “Por President Trump ka diçka që Nixon nuk e kishte. Trump ka Fox News. Trump ka një ushtri me mjete; ka site, ka website, që mund të mbrojnë gjithçka që ai bën, dhe që shumë mirë mund të futen në lojë. Këto mjete po vijnë në mbrojtje’ të Trump.

Veritas.com.al/