Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mund të fitojë Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për tí dhënë fund rrugës pa krye me Korenë e Veriut mbi programin e  armëve bërthamore.

“Presidenti Trump mund të fitojë Çmimin Nobel për Paqe. Ajo çfarë na duhet është vetëm paqja”, tha Moon në mbledhjen e kabinetit, sipas një zyrtari të Shtëpisë Blu presidenciale, që foli për mediat.

Moon dhe lideri Koreano- Verior, Kim Jong Un ditën e  Premte premtuan që tí japin fund armiqësisë mes tyre dhe të punojnë drejt një “çarmatosjeje komplete bërthamore” të gadishullit Korean. Premtimi u deklarua në samitin e parë Korean, që kishte munguar në më shumë se një dekadë.

Veritas.com.al/