Presidenti Trump njoftoi të dielën në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara kishin kaluar një gur kilometrik të madh të testimit të koronavirusit, duke u thënë reporterëve se tani janë ekzaminuar 4.18 milion Amerikanë – më shumë se Franca, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut, Japonia, Singapori, India, Austria, Australia, Suedia dhe Kanadaja së bashku.

Duke folur në konferencën e përditshme mbi koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, presidenti hapi një kuti testimi dhe ka propoganduar teknologji të reja testimi që mund të luftojnë kundër pandemisë, edhe pse ka paralajmëruar se disa shtete “nuk e dinë se ku gjenden”.

Trump më pas lexoi gjatë një pjesë nga Wall Street Journal që e lavdëronte atë për implementimin e partneriteteve të reja me sektorin privat dhe “gjallërimin e mënyrës Amerikane në veprim, që dikur ngjallte ngurrim”.

Përballë kritikave që ai kishte mbetur pa vepruar ndërsa koronavirusi përhapej, presidenti theksoi se Bret Baier i Fox News ka vëzhguar se debati presidencial i Demokratëve në 19 shkurt nuk e kishte përmendur fare koronavirusin. Retorika për koronavirusin nga Demokratët, Republikanët dhe media ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga janari.

VERITAS,COM.AL