Qytetarët amerikanë do të jenë në gjendje të padisin ata që konfiskuan pasuritë për regjimin e Kastros

Nga: Paolo Manzo /

Sao Paulo Shtetet e Bashkuara njoftuan dje se do të aktivizojë kapitullin III të Helms-Burton, një ligj i miratuar në vitin 1996, duke forcuar embargon kundër Kubës.

Kurrë më parë asnjë president i Shteteve të Bashkuara nuk e ka bërë këtë dhe, e përkthyer, do të thotë se duke filluar nga 2 maji, qytetarët amerikanë që e pane pronën e tyre të konfiskuar nga revolucioni i Kastros mund të padisin ata që pastaj  i blenë nga regjimi i Havanës. Bëhet fjalë jo vetëm për shtëpitë por edhe hotelet, fabrikat dhe tokat ose koncesionet dhe ndër interesat më të prekura nga kërkesat e mundshme të dëmeve milionere në gjykatat amerikane janë investitorët spanjollë mjafton të mendosh për shumëkombëshen Meliá që sot administron hotelin emblematik Habana Libre, ish-Hilton kanadez, por edhe te shumë vendeve të tjera evropiane.

E menjëhershme përgjigja nga Brukseli me një deklaratë të përbashkët nga përfaqësuesja e lartë për Politikat dhe Sigurinë e BE-së, Federica Mogherini dhe ajo për tregtinë, suedezja Cecilia Malmstrom, në të cilën lexojmë se “Bashkimi Evropian përsërit kundërshtimin e tij të fortë për aplikimin jashtë-tokësor të masave të njëanshme në lidhje me Kubën në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare “, per te shtuar pastaj se çdo opsion është i hapur për të mbrojtur interesat e tyre legjitime, përfshirë rekursin e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Qëllimi i dispozitës së administratës Trump u shpjegua dje nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo: “Së fundi, amerikanët do të kenë një shans për të marrë drejtësi. Për më shumë se 22 vjet, kapitulli III ka mbetur i pezulluar me shpresën se regjimi kuban do të shkojë drejt demokracisë. Por administrata Trump di ta shohë realitetin, ose që diktatorët e shohin zbutjen si një dobësi. Përpjekja e presidentit Obama për të moderuar regjimin nuk ka funksionuar “. Dhe akoma: “Kuba ka eksportuar shtypjen e saj në Venezuelë për vite me radhë. Ushtaraket, inteligjenca dhe forcat e sigurisë kubane e mbajnë Maduron në pushtet. Kjo sjellje minon stabilitetin e vendeve të hemisferës perëndimore dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara “.

Një koncept i riforcuar përsëri dje në Miami nga këshilltari per sigurinë John Bolton, i cili ka njoftuar gjithashtu limitimin e dërgimit të dërgesave prej 1000 dollarë amerikanë për person çdo tre muaj – duke zgjedhur jo rastësisht një datë të rëndësishme ose 58 vjetorin e Baia dei Porci ,me një flamur te brigadës 2506 të trajnuar nga CIA ne krah, qe, në synimet e Uashingtonit, duhet ti ishte ribashkuar anti-kastristëve ende të pranishëm në Kubë në vitin 1961 për të organizuar një kryengritje popullore. Si përfundoi është e njohur nga të gjithë dhe komunizmi kuban është ende atje, pa reformat ekonomike të premtuara në vitin 2007 nga Raul Castro,të cilit Obama i dha një mundësi historike, duke hequr të gjitha kufizimet që Trump ka rifutur tani . Rezultati është se me Venezuelën ne kolaps humanitar Kuba është gjithnjë e me në krizë, pothuajse si në vitet 1990, kur BRSS-ja ra. Dhe me Trumpin që tregon gjithnjë e më shumë muskujt, gjeneralit te vjetër Leopoldo Cintra Frias, ministër i Forcave të Armatosura Revolucionare,nuk i mbetet tjetër vetëm të këshillojë bashkatdhetarët e tij të hanë Jutia – një brejtës i ngjashëm me kastorin – për të luftuar mungesën e mishit. “Jutia përmban më shumë proteina se të gjitha llojet e tjera të mishit, duke përfshirë viçin. Dhe ka nje lëkurë te cilësisë së lartë “, tha dora e djathtë e Raulit në televizionin shtetëror javën e kaluar.

Veritas.com.al/