Presidenti Trump, të Ënjtën tha se Shtetet e Bashkuara mund të sigurojnë asistencë humanitare në drejtim të përkeqësimit të situatës në perëndim të Venezuelës, e cila po përballet me rrënimin e ekonomisë dhe vitet e rebelimit ndaj qeverisë socialiste.

Zona përgjatë kufirit Kolombian ka rënë në kaos dhe dhunë. Më së fundi, një burrë duke blerë pelena dhe një adoleshent duke blerë miell për familjen e tij, ishin qëlluar për vdekje kësaj jave, sipas njoftimeve në shtyp, në incidente që nuk janë të pazakonta në rajon.

“Njerëzit nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë. Njerëzit nuk kanë ushqim. Ka shumë dhunë. Dhe ne do të bëjmë gjithçka të jetë e nevojshme, dhe ne do të punojmë së bashku për të bërë çfarëdo të jetë e nevojshme që t’i ndihmojmë për ta prurë në vete, dhe unë jam duke folur realisht në nivel humanitar”- tha Trump.

Deklarata e Trump erdhi gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin Kolumbian, Juan Manuel Santos në shtëpinë e Bardhë. Venezuela Perëndimore ndan një pjesë të kufirit me Kolumbinë.

Veritas.com.al/