Raportuesi i përditshëm i sondazheve mbi performancën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ”The Rasmussen Reports” në raportimin për ditën e Hënë tregon se 51 përqind e votave të votuesve të Shteteve të Bashkuara miratojnë performancën në punë të Presidentit Trump. Dyzet e tetë për qind nuk e aprovojnë.

Shifrat më të fundit ishin që 35%aprovojnë fuqishëm, ndërsa 39% nuk aprovonin.

Rezultatet u komentuan edhe nga vetë presidenti Trump në një postim në Twitte; I cili shkroi: “Sapo u prek 50% në Sondazhin Rasmussen, rezultat shumë më i lartë se Presidenti Obama në të njëjtën pikë të qeverisjes së tij.  Me të gjitha historitë hipokrite dhe lajmet e rreme, është e vështirë të besosh! Faleminderit Amerikë, ne po bëjmë gjëra të mrekullueshme”.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.