Nga Jeff Mason

6 Janar, 2020, 1:52 AM GMT

NE BORDIN E AIR FORCE ONE (Reuters) – Presidenti i Sh.B.A. Donald Trump të Dielën ka mbështetur kërcënimin e tij për të persekutuar vendet kulturore Iraniane, duke paralajmëruar një “raprezalje të madhe” nëse Irani reagon për vrasjen e një prej komandantëve të tij më të lartë ushtarakë.

Presidenti, duke folur para gazetarëve në Air Force One, gjithashtu kërcënoi sanksione kundër aleatit amerikan Irakut, pasi parlamenti i tij u bëri thirrje trupave amerikane të largohen nga vendi.

Trump dhe këshilltarët e tij kanë mbrojtur sulmin e dronit amerikan që vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, vdekja e të cilit ka përshkallëzuar tensionet në rajon. Trump thotë se Soleimani ishte duke planifikuar sulme kundër amerikanëve dhe tha se ai do të marre ne konsideratë lëshimin e raporteve të inteligjencës që e çuan atë të urdhëroje vrasjen.

I pyetur për hakmarrjen e mundshme nga Irani, Trump tha: “Nëse ndodh, ndodh. Nëse ata bëjnë ndonje gjë, do të ketë një raprezalje të madhe. ”

Trump ka thënë se operacioni është kryer për të shmangur luftën me Teheranin dhe paralajmëroi kundër përshkallëzimit të mëtejshëm, por ai ka përdorur retorikë të ashpër në publik, duke bërë thirrje në Twitter se Shtetet e Bashkuara kishin shenjestruar 52 qendra Iraniane, disa “të një niveli shumë të lartë dhe të rëndësishëm për Iranin & kulturen Iraniane “nëse Irani godet ndonjë pasuri amerikane ose amerikanë në shenjë hakmarrjeje.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo mohoi të dielën se Trump tha se ai do të shenjestronte vendet kulturore Iraniane, por presidenti e kundërshtoi atë kur u pyet për këtë çështje natën e së dielës.

“Atyre u lejohet të përdorin bomba në rrugë dhe të hedhin në erë njerëzit tanë dhe ne nuk na lejohet të prekim vendet e tyre kulturore? Nuk funksionon në ketë mënyrë,” tha ai.

Shenjestrimi i vendeve kulturore me veprim ushtarak konsiderohet një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të O.K.B. të mbështetur nga administrata Trump në vitin 2017 dhe Konventën e Hagës për Mbrojtjen e Pronës Kulturore të 1954.

Presidenti lëshoi gjithashtu një kërcënim për Bagdadin pas thirrjes së parlamentit Iraken për SHBA dhe trupat e tjera të huaja për të lënë vendin në një reagim kundër vrasjes së Soleimanit.

“Ne kemi një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë që është atje. Kushtoi miliarda dollarë për tu ndërtuar, shumë përpara periudhës time. Ne nuk do largohemi nëse ata nuk na paguajnë për këtë, “u tha Trump gazetarëve.

Trump tha se nëse Iraku u kërkoi forcave amerikane të largoheshin dhe kjo nuk ishte bërë mbi baza miqësore, “ne do t’i ngarkojmë atyre sanksione siç nuk kanë parë kurrë më parë. Do ti bëj që sanksionet iraniane tu duken disi të zbutura.”

Veritas.com.al/