Presidenti Donald Trump njoftoi nga Kopështi i Trëndafilëve në Shtëpinë e Bardhë, të Enjten, pasdite se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit mbi Klimën e vitit 2015.

Presidenti ka informuar reporterët se deklarata do të vijë shpejt në lidhje me Marrëveshjen. Në përgjigje të pyetjeve nëse ai do të dëgjojë nga CEO, në përpjekje për ta vazhduar, Trump tha: “Po dëgjoj nga shumë njerëz, në të dy anët. Në dy anët”.

Më vonë, në mbrëmje ai konfirmoi se do të mbajë një konferencë në ora 3.000 të pasdites të së Enjtes për të shpallur vendimin e tij.

/Veritas.com.al/