-Meadows, gjatë një interviste në ‘Fox & Friends’ tha se trajtimi i Trump ‘ka qenë i jashtëzakonshëm’

Shefi i Stafit i Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tha se administrata është “optimiste” se Presidenti Trump do të jetë në gjendje të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasi kaloi disa ditë në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed duke u trajtuar për koronavirus. Ai tha se shëndeti i Trump u përmirësua brenda natës dhe presidenti është i gatshëm të kthehet “në një orar normal pune”.

Ai shtoi se presidenti “do të takohet me mjekët dhe infermierët e tij këtë mëngjes për të bërë vlerësime të mëtejshme të përparimit të tij”.

Meadows, gjatë një interviste në “Fox & Friends”, tha se Shtëpia e Bardhë do të mësojë për lirimin e mundshëm të presidentit nga spitali “jo më herët “se të hënën pasdite.

Meadows tha se presidenti “në të vërtetë, jo vetëm po kupton se me çfarë,  miliona amerikanëve,  u është dashur të përballen pasi janë vënë në kontakt me këtë sëmundje, por më e rëndësishmja është fakti që ne duhet të vazhdojmë të punojmë në terapi. ”

“Trajtimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm,” tha Meadows. “Fuqia e tij ka qenë e pabesueshme”.

VERITAS.COM.AL