KRISTINA WONG

Presidenti Trump do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv të enjten për të autorizuar sanksione ndaj personave të caktuar të angazhuar direkt në çdo përpjekje nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për të hetuar Amerikanët pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara.

Masa vjen pasi një dhomë e apelit e ICC votoi në mars për të lejuar hetimet ndaj ushtrisë dhe personelit të inteligjencës Amerikane për krime të dyshuara të luftës në Afganistan dhe vendet e burgimit të CIA-s pas pushtimit të Sh.B.A si përgjigje ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Një zyrtar i lartë i administratës tha që gjykata po ndjek “hetime të motivuara politikisht”, të cilat po shtyhen përpara nga një organizatë me “integritet të dyshimtë” dhe mund të jenë shënjestra e “influencimit të korruptuar malinj nga Rusia dhe të tjerë.”

“Më tej, ne kemi arsye të besojmë se ka korrupsion dhe sjellje të pahijshme në nivelet më të larta të zyrës së prokurorit të ICC, duke vënë në dyshim integritetin e këtij hetimi ndaj personelit Amerikan,” shtoi zyrtari.

“Ne jemi të shqetësuar që Rusia mund të manipulojë ICC duke inkurajuar këto pretendime kundër personelit Amerikan … në një përpjekje për të shkatërruar qëllimin e ICC.”

Zyrtari i lartë i administratës argumentoi se ICC nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht Amerikanët. Sh.B.A nuk është palë në Statutin e Romës që krijoi ICC dhe ka refuzuar vazhdimisht pretendimin e ICC për juridiksionin ndaj personelit të SH.B.A., tha zyrtari.

“ICC pretendon se ka juridiksion të ndjekë penalisht individët, edhe nëse qeveritë e tyre nuk e kanë njohur, nënshkruar ose ratifikuar Statutin e Romës,” tha zyrtari. “Veprimet e ICC kërcënojnë të cenojnë sovranitetin tonë kombëtar.”

Zyrtari e quajti gjykatën “burokraci ndërkombëtare e papergjegjshme,joefektive dhe jashtë kontrollit që kërcënon anëtarët e shërbimit Amerikan dhe oficerët e inteligjencës”.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin çdo mjet të nevojshëm për të mbrojtur qytetarët e vet dhe ata të aleatëve tanë nga ndjekja e padrejtë nga ICC dhe taktikat që përfshijnë përdorimin e dezinformatave … për të shtrembëruar përpjekjet ndërkombëtare të përgjegjshme,” tha zyrtari.

VERITAS.COM.AL