Presidenti Trump pritet të udhëtojë në Kaliforni gjatë fundjavës mes zjarreve që kanë shkatërruar të dy skajet e shtetit, deklaroi Shtëpia e Bardhë … Presidenti të shtunën do të vizitojë ata që janë prekur nga flakët , tha zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Lindsay Walters.

Zjarri i Camp Fire në Kaliforninë Veriore ka vrarë të paktën 63 njerëz, tha sherifi i qarkut Butte, Kory Honea; 631 njerëz janë të pagjetur. Zjarri, që është frenuar 40 për qind, ka djegur 140 mijë hektarë dhe ka shkatërruar më shumë se 8,700 shtëpi që nga shpërthimi ne 8 nëntor, sipas Departamentit Kalifornian të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri.

Veritas.com.al/