Donald Trump ka njoftuar se samiti i 12 qershorit me Kim Jong-un do të mbahet siç ishte planifikuar, në Singapor. Ai tha se duke shënuar procesin e takimit me liderin e Koresë së Veriut, do të mbahen më parë disa takime.

Trump po fliste me gazetarët pas takimit në Zyrën Ovale me ndihmësin kryesor të liderit Kim, zotin Kim Yong-chol.

Ky takim ishte afishuar si vizitë e shkurtër kortezie, por zgjati për më shumë se 1 orë e 20 minuta.

Në shenjë bujarie, Trump e shoqëroi vizitorin e tij- një ish shef i spiunëve dhe gjeneral, doli nga Shtëpia e Bardhë për bisedime më informaledhe duke pozuar për fotografët bashkë me delegacionin e Koresë së Veriut.

Trump gjithashtu duket se ka pranuar pozicionin e Koresë së Veriut se procesi i çarmatimit bërthamor do të jetë një proces në vazhdim- jo e gjitha menjëherë, siç kishte kërkuar ekipi i zyrtarëve të Trump.

Veritas.com.al/