Uashington (AFP) – Presidenti Donald Trump tha të premten se ai është duke nominuar Kelly Craft, te dërguarën e tij në Kanada, të jetë ambasadorja e ardhshme e SHBA në Kombet e Bashkuara.

“Kelly ka bërë një punë të shkëlqyer duke përfaqësuar Kombin tonë dhe nuk kam asnjë dyshim se nën udhëheqjen e saj, vendi ynë do të përfaqësohet në nivelin më të lartë,” tha Trump në një palë tweetime që njoftuan zgjedhjen e tij.

Nëse konfirmohet nga Senati i SHBA, ajo do të mbushë postin që ka qenë i zbrazët që  kur Nikki Haley, një ish guvernatore e Karolinës së Jugut dhe yll në rritje në Partinë Republikane,dha dorëheqjen nga puna ne OKB në fund të vitit të kaluar.

Craft u propozua një javë pas zgjedhjes së mëparshme të Trump, ish foleses se Fox News dhe zëdhënëses se Departamentit të Shtetit Heather Nauert,qe u tërhoq nga shqyrtimi mes kritikave se asaj i mungonte përvoja për një nga postet më të larta diplomatike.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ofroi lëvdata të shpejta për propozimin.

“Ambasadorja Craft ka qenë një avokat i shquar për sigurinë kombëtare dhe interesat ekonomike të Amerikës në Kanada dhe ajo është jashtëzakonisht e mire-kualifikuar për të bërë të njëjtën gjë në Kombet e Bashkuara,” tha ai në një deklaratë.

Craft ishte një mbështetëse e madhe e George W. Bush, i cili si president e caktoi atë për të shërbyer si një delegate amerikane në Kombet e Bashkuara, duke përfaqësuar Uashingtonin në takimet e OKB-së.

Biznesmenja nga Kentaki, që besohet të jetë 56 vjeç, ka qenë një donatore e madhe e Republikaneve.

Ajo ngriti vetullat në 2017 si ambasadore e re e SHBA në Ottawa – dhe gruaja e parë në atë post – kur tha se ajo beson “të dyja anët” e shkencës klimatike.

“Unë mendoj se të dyja palët kanë rezultatet e tyre personale, nga studimet e tyre dhe unë vlerësoj dhe respektoj të dyja anët e shkencës”, tha Craft për Korporatën Kanadeze të Transmetimeve.

Ajo është e martuar me Joe Craft, i cili është president i Aleancës se Partnerëve të Burimeve, e cila e përshkruan veten si prodhuesi i dytë më i madh i qymyrit në pjesen Lindore te Shteteve  te Bashkuara.

Joe Craft kishte kapur vlerën rreth 1.4 miliard dollarë në vitin 2012, sipas revistës Forbes.

Open Secrets, një grup jofitimprurës që gjurmon paratë në politikë, thotë se Craft dhuroi 1 milion dollarë në fondin e inaugurimit të Trump-it ne 2017.

Ai gjithashtu ka dhuruar 371,100 dollarë për kandidatët, të gjithë Republikanë, gjatë ciklit zgjedhor 2018, tha organizata.

Veritas.com.al/