-Tsipras këshillon qeverinë italiane se çfarë të bëjë me Brukselin. Pastaj paralajmërimi për një plan të mundshëm për të dalë nga euro: “Good luck”-

Nga: Giuseppe Aloisi/

“Është më mirë nëse bëni sot atë që do tju bëjnë te beni nesër”. Alexis Tsipras nuk duket të ketë dyshime në lidhje me atë që ekzekutivi italian duhet të vendosë për të evituar te përfundojnë në të njëjtën morse, në të cilën, pas 2015, përfundoi Greqia

Kryeministri grek ka vendosur të shpërndajë mendime mbi dialogun me institucionet mbikombëtare të BE-së, në funksion të manovres ekonomike, duke sugjeruar, mbi të gjitha, të shmangen rrugët me shume dredha: “Nëse keni ndonjë ide tjetër – ka specifikuar – ok, atëherë paçi fat ” . Duke ndjekur Brukselin menjëherë, me pak fjalë, do të ishte më e përshtatshme se sa të pajtohesh pas një kohe. Por çfarë mund të jetë kjo “ide tjetër” e qeveritarëve italianë?

Samiti i Syrizas, siç raportohetIl Corriere della Sera, mund të ketë mbajtur parasysh mundësinë që Belpaese të zgjedhë, në fund te fundit, të dale nga eurozona. Italianët, megjithatë, as nuk duken të gatshëm të marrin në konsideratë këtë hipotezë. Sipas gjetjeve më të fundit, 57% e qytetarëve do të votonin për të mbetur midis kombeve që përdorin monedhën e përbashkët në rast të konsultimit me referendum.

Kjo është arsyeja pse Tsipras foli për një skenar që, të paktën për tani, duket mjaft I perjashtueshem. Agjencitë e vlerësimit, ndërkohë, vazhdojnë të monitorojnë shëndetin e ekonomisë italiane. Goldman Sachs, nga ana e tij, kishte treguar se rritja e PBB-së, në krahasim me parashikimet për vitin 2019, mund të jetë më pak e gjerë se ajo që shpresohet nga qeveria dhe llogaritet nga Komisioni Evropian. Nëse këto statistika do të konfirmoheshin, do të bëhej e parashikueshme që Moody’s të përfundoje te ule akoma me shume vlerësimin që na shqetëson. Tsipars, pastaj, nuk duhet të luajë asnjë rol aktiv në konsultimet që kanë si objekt negocimin për manovrën financiare: “Nuk mund të bëj asgjë – tha ai – sepse unë do të jem i pari që do të ngjallte dyshime”.

Tornado në Greqi, ja vlen të kujtohet përsa u deklarua nga Daniele Nouy disa ditë më parë. Kreu i BQE-së për mbikëqyrjen bankare në një farë mënyre e lidhi situatën italiane me atë të jetuar nga ekonomia greke: “Personalisht- kishte evidentuar, midis pikave të ndryshme te prekura- mendoj se bankat italiane kanë bërë shumë për të pastruar bilancet e tyre dhe forcuar pozicionin e tyre të kapitalit, do të ishte shumë e trishtuar nëse do të përfundonin duke vuajtur pasojat e debatit politik. Edhe nëse këto janë gjëra që ndodhin, problemet për bankat greke filluan pikërisht nga diskutimet në nivel politik. Të kryqëzojmë gishtat, mund te them vetëm këtë “. Tsipars, shkurt, duket se është pozicionuar në të njëjtën gjatësi vale.

Veritas.com.al/