Forcat e policisë dhe zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen e turistit polak. Ashtu sic shihet edhe në pamje, turisti polak ka fraktura të në këmbë si edhe pjesë të trupit, por është i ndërgjegjshëm dhe komunikon me forcat zjarrfikëse.

 Turisti polak kërkoi ndihmë përmes një telefonate në polici, të cilët nisën aksionin që prej ditës së djeshme për nxjerrjen e tij, por terreni i vështirë dhe errësira i pengoi.