Presidenti i Finlandës Niinisto tha të martën se Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin e përbashkët të Finlandës dhe Suedisë në NATO, në ditën e parë të samitit të aleancës në kryeqytetin spanjoll Madrid. Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”. Bisedimet trepalëshe midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, të mbajtura në Madrid në margjinat e samitit të NATO-s, zgjatën mbi dy orë.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, diskutuan aplikimet e vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje. Strategjia për mbrojtje dhe ndihma ndaj Ukrainës në agjendë të samitit të NATO-s Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën, vendim që u nxit nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Turqisë, e cila ka rënë dakord të mbështesë aplikimet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Kim shkruan se me luftën e nisur në Ukrainë më 24 shkurt 2022 Presidenti Putin donte ta dobësonte NATO-n, por ai vetëm sa e ka bërë më të fortë.

“Presidenti Putin donte të dobësohej NATO me këtë luftë. Në vend të kësaj, NATO është më e fortë, më e bashkuar dhe në prag të zgjerimit”, shkruan Kim.