Presidenti i Turqisë ka paralajmëruar se mund t’i ashpërsojë marrëdhëniet me Izraelin nëse Shtetet e Bashkuara njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Recep Tayyip Erdogan tha se një lëvizje e tillë mund të krijojë “kordonin e kuq’ për myslimanët.

Numri në rritje i vendeve e ka detyruar Donald Trump që të mos e bëjë deklaratën që pritet.

Raportet thonë se presidenti do të ndaj pozicionin mes Amerikës dhe Izraelit këtë javë. Ky vendim do të jetë si një gjemb mes Izraelit dhe Palestinës.

“Zoti Trump! Jerusalem është vija e kuqe për myslimanët” tha Erdogan në një fjalim televiziv ditën e Martë.

“Ne mund të shkojmë deri edhe në prerjen e lidhjeve diplomatike me Izraelin nëse ndodh që Jerusalemi bëhet kryeqytet”, përfundoi ai.

Veritas.com.al/