By Humeyra Pamuk , Reuters

 

Turqia ka kërkuar ekstradimin e 32 diplomatëve të saj të cilët nuk u kthyen në Turqi me gjithë kërkesën e Ankarasë për kthim. Ata janë thërritur si pjesë e hetimit për tentativën e grushtit të shtetit muajin e kaluar.

Autoritetet turke kanë arrestuar, ndaluar ose larguar nga puna mijëra njerëz, duke përfshirë edhe personelin ushtarak, nëpunës civil, mësues e gjyqtarë, menjëherë pas grushtit të shtetit të 15 korrikut për të cilin Presidenti Erdogan ka fajësuar rrjetin e udhëhequr prej klerikut të ndodhur në Shtetet e Bashkuara

Spastrimi po shqetëson aleatët Perëndimor në lidhje me stabilitetin në anëtarësinë e NATO-s dhe aleancat në luftën kundër ISIS. Por zyrtarët e Turqisë janë shprehur me mungesë simpatie ndaj zyrave të Perëndimit , që, sipas palës Turke, thonë se janë më të shqetësuar nga thyerja e grushtit se sa nga grushti vetë.

Ministri i Jashtëm,  Mevlut Cavusoglu, teksa fliste në një konferencë për mediat në Ankara, me homologun iranian, tha se nga 208 diplomatë turq që janë thërritur në Ankara si pjesë e hetimit, 32 prej këtyre janë arratisur në vend të tjerë.

“Ne jemi në kontakt me vendet ku ata janë arratisur dhe po punojmë për ekstradimin e tyre”, tha ai.

Tre atashe ushtarak janë arratisur, gjithashtu; duke numëruar edhe dy që u larguan nga Greqia për në Itali, dhe një tjetër që la Bosnjën- tha ministri- pa specifikuar se për ku është arratisur i treti

Dy gjeneralë Turq me qëndrim në Afganistan, që udhëtuan në Dubai dhe një tjetër atashe që po punonte në Arabinë Saudite, janë kthyer në Turqi.

Ekstradimi shtrin më tej spastrimin nga ata që siç shprehet qeveria, tentonin të krijonin “shtetin paralel” , të iniciuar nga mbështetësit e klerikut Mysliman, Fethullah Gulen, që ndodhet në Amerikë dhe që Turqia e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit.

Gulen, i cili jeton në një gjendje ekzili që i ka imponuar vetes në Shtetet e Bashkuara prej disa vjetësh, ka mohuar çfarëdo lloj pjesëmarrjeje në puç.

“Mes atyre dhjetra akuzave kundër meje, ujnë rrezikon dënimin më të rëndë sikur të kthehesha në Turqi”, tha Gulen në një opinion në të përditshmen franceze” Le Monde”  sot, e Premte.

 

 

Presidenti Erdogan ka kërkuar ekstradimin e klerikut në Turqi, duke thënë se Uashingtoni duhet të zgjedhë mes Turisë dhe Gulen, me ç’rast marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin janë tensionuar.

Zyrtarët amerikan kanë thënë se ata kanë nevojë për të parë qartë provat mbi përzierjen e Gulen në grushtin e shtetit.