Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov,  vdiq- tha Turqia, pavarësisht së nuk ka një konfirmim zyrtar nga qeveria Uzbeke.

Zoti Karimov, 78 vjeç, ishte dërguar në spital javën e kaluar pas një hemorragjie në tru. Megjithatë qeveria Uzbeke kishte thënë vetëm se zoti Karimov është në një sëmundje kritike.

Ditën e Premte, kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, i tha një televizioni se zoti Karimov ka vdekur.

Islam Karimov e ka qeverisur Uzbekistanin në mënyrë autoritare që nga viti 1989.

Ai nuk ka një pasardhës të qartë. Në Uzbekistan nuk ka opozitë politike të ligjshme dhe media është plotësisht e kontrolluar nga shteti.

OKB në raportet e veta e ka përshkruar përdorimin e torturave si “sistematike” nga zoti Karimov. Karimov i kishte justifikuar taktikat e tij të dorës së fortë duke theksuar rrezikun prej militantëve Islamik.

” President Uzbek, Islam Karimov, vdiq. Zoti pastë vullnetin e mirë mbi të. Si Republikë e Turqisë ne ndajmë dhimbjen dhe keqardhjen me popullin Uzbek”, tha kryeministri Turk Binali Yildirim në një mbledhje të kabinetit që po transmetohej live.

(BBC- Veritas.com.al)