Një tërmet i fuqishëm 7.9 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 2300 viktima dhe mbi 9000 të plagosur. Lëkundjet që zgjatën më shumë se 2 minuta tronditën banorët pas orës 2 të mëngjesit të së hënës. Epiqendra ishte pranë qytetit të Gaziantep me thellësi rreth 7 km. Kjo ka shpallur gjendje emergjence në Turqi. Liderët ndërkombëtarë janë bërë bashkë për t’iu gjendur pranë Turqisë dhe Sirisë dhe për t’i ofruar ndihmë. Ndërkohë që dy tërmete të tjera shumë të fuqishme janë regjistruar në Turqinë qendrore, të magnitudave 7.5 dhe 5.9 të shkallës Rihter. Qendra e këtyre dy pasgoditjeve ka qenë në Elbistan, pak më shumë se 125 kilometra në vijë ajrore nga Gaziantep.

Vetëm në Siri janë 810 të vdekur nga tërmeti, ndërsa në Turqi rreth 1500 të vdekur. Sa u takon të plagosurve, janë të paktën 7600 ndërsa në Siri janë mbi 1280. Vdekjet në Turqi, u raportuan nga Kahramanmaraş, Gaziantep, Şanlıurfa, Dijarbakır, Adana, Adiyaman dhe Malatya. Në Siri vdekjet u raportuan në rajonet e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Pas tërmetit te pare kishte 8 paslëkundje të fuqishme. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për njerëzit e mbetur nën rrënoja por operacioni vështirësohet prej motit të keq me reshje shiu e dëbore. Deri tani nuk raportohen shqiptarë të lënduar.

Tërmeti i fuqishëm është pasuar nga pasgoditje të fuqishme, gjithsej 78 të tilla, ndërkohë që 8 prej tyre nga 4.7 deri në 5.6 ballë. Gjithashtu duhet theksuar se rajoni i tërmetit po përballet gjithashtu me kushte të rënda atmosferike. Janë të paktën dhjetë provinca turke të prekura nga tërmeti. Zonat më të prekura ishin Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Malatya dhe Adana.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Liban, Jordani, Izrael dhe Irak.

“Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, tha ai.

Turqia nuk është e panjohur për tërmetet e forta. Shtatë tërmete me mbi 7 ballë kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit por tronditjet e së hënës ishin më të fuqishmet. Gjithashtu është tërmeti më i fortë që ka goditur kudo në botë që nga një tërmet 8.1 ballë që goditi një rajon të largët pranë Ishujve ‘Sandëich’ në Oqeanin Atlantik jugor në 2021, duke mos rezultuar në dëme.