(Ambasadori i Ukrainës në Britani)

Teksa tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës rriten, u duke se ngjarjet do të merrnin një pikë kthese pasi ambasadori ukrainas në Britani deklaroi se ata ishin ‘fleksibël’ në lidhje me ambicien për t’u anëtarësuar në NATO, që do të ishte një lëshim i madh. Por vetëm pak orë më vonë, ai hodhi po vetë poshtë këtë deklaratë.

Ambasadori i Ukrainës në Londër, Vadym Prystaiko tha në një intervistë për BBC se Ukraina kishte një angazhim kushtetues për t’u bashkuar me NATO-n dhe varet nga “gatishmëria e vetë NATO-s” nëse Ukraina do të pranohej.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por në vitin 2008 iu premtua anëtarësimi. Putin beson se anëtarësimi i  Ukrainës në NATO-n mund ta bëjnë vendin një ‘bazë’ të Perëndimit kundër Rusisë. Presidenti rus ka theksuar se Moska duhet të vendosë “vijat e kuqe” për ta shmangur atë.

Ndërkohë situata mbetet kritike, me Ukrainë që ka kërkuar që prej ditës së djeshme një takim me Rusinë për të shpjeguar rritjen e numrit të trupave në kufi, megjithatë nuk ka marrë ende një përgjigje.