Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me marrëveshjen midis dy vendeve për njohjen e patentave shqiptare në Itali.
Ndërkohë Rama ka theksuar se hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve i cili nuk do të vonojë.
“U tha u bë! Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”- shkruan Rama.