Pas lirimit të deputetit Armando Prenga, ka reaguar edhe familja Cali.
“Ne jemi të tronditur nga vendimi i djeshëm i gjykatës. Ai vendim konfirmon faktin se këtu nuk jepet drejtësi.

Dje në si familje na u dha një tjetër goditje e rëndë. U lirua autori që gjuajti me armë në komisariat, 5 persona ndërkohë që të dëmtuarit mbahen në burg”, shkruhet në reagimin e tyre.
“Dje ne na u tha: ju qe ë jetoni dhe ushqeheni me djersën e ballit dëmtoni shoqërinë e sotme, ju që mbani familjen ndershmërisht jeni shembull i keq në këtë shoqëri të shtrembër. Shteti na goditi me 4 shtator aty ku duhej të na mbronte”,.

“Kurse dje shteti politik na goditi me padrejtësi e manipulime. Të veshurit me pushtet i lejoi të prishe provat dhe te pastrojë gjurmët. Të veshurit me pushtet i vuri në dispozicion ekspertizën, vendimin, drejtësinë. Ndërsa ne na la në betejën tonë për të fituar të drejtën të vetëm kundër pushtetit”, theksohet në reagimin e familjes Cali.