MOSKE (Reuters) – Mikhail Gorbaçov, udhëheqësi i fundit sovjetik, paralajmëroi të Premten se bota po shkonte në një epokë të rrezikshme të politikës së militarizuar dhe i bëri thirrje Moskës dhe Uashingtonit të ulen për bisedime urgjente mbi kontrollin e armëve bërthamore.

Gorbacov, kontrolli i armëve i të cilit në vitet 1980 dhe reformat e orientuara drejt demokracisë ndihmuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, i bëri komentet gazetës së përditshme Izvestia dy muaj pas përfundimit të një pakti bërthamor të referuar qe ai nënshkroi në 1987.

“Ka tendenca të rrezikshme – jane të gjitha të shikueshme qartë. Do të veçoja dy. Janë mospërfillja ndaj ligjit ndërkombëtar dhe militarizimi i politikës botërore,” tha Gorbacov.

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump u tërhoq zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore të Rangut të Ndërmjetëm (INF) në gusht, duke akuzuar Moskën për shkelje të saj, dhe më pas testoi një raketë me një shtrirje të ndaluar më parë nën traktat.

Moska mohon të ketë shkelur marrëveshjen, por Presidenti Vladimir Putin ka thënë që Rusia tani nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të prodhojë raketa të ndaluara më parë për të garantuar sigurinë e saj.

Traktati i fundit i rendesishem për kontrollin e armëve bërthamore midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, traktati i ri START, do të skadojë në vitin 2021. Ai kufizon numrin e armëve bërthamore strategjike,qe dy fuqitë bërthamore më të mëdha në botë mund të prodhojne.

Putin ka thënë se Moska është gati të zgjasë paktin, por është ankuar për atë që ai e sheh si refuzim të SHBA për t’u angazhuar siç duhet në këtë temë. Zyrtarët e Sh.B.A kanë thënë se mund të hiqet kur te skadoje dhe të zëvendësohet me diçka tjetër.

Gorbacov, 88 vjeç, tha që kolapsi i traktatit INF i bëri më të ngutshme bisedimet e SHBA-Rusi. Megjithëse Gorbaçovi nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në Uashington dhe Moskë tani, pikëpamjet e tij ende kanë peshë tek disa politikëbërës duke pasur parasysh rolin e tij në ndihmën per te ndertuar arkitekturën globale të kontrollit të armëve.

“… Doli që ky traktat ishte shtylla më e rëndësishme e stabilitetit strategjik. Ne kemi nevojë për bisedime në mënyrë që shkatërrimi i tij të mos përkeqësojë kërcënimin e luftës,” tha Gorbaçov.