Nga: CHRIS TOMLINSON

Lideri populist suedez, Jimmie Akesson, udhëheqësi i Demokratëve të Suedisë (SD), tani është lidhur me lideren Kristian Demokrate Ebba Busch-Thor si lideri i partisë me besimin më të madh të votuesve Suedeze.

Sondazhi, i kryer nga firma Novus, është rezultati më i mirë ndonjëherë për drejtuesin e SD duke e treguar atë të lidhur me znj. Busch-Thor me 31 për qind, dhe tre pikë para fituesit të vendit të dytë dhe udhëheqësit të Partisë së majtë Jonas Sjöstedt, raporton transmetuesi SVT.

Kryeministri Stefan Löfven, drejtuesi i Social Demokratëve, ka parë një rënie të madhe të besimit midis votuesve sipas sondazhit, duke rënë gjashtë për qind të pikëve në 23 për qind, duke e vendosur atë në vendin e 4-të.

Löfven komentoi mbi rezultatet që fajësojnë rritjen e fortë të atentateve, numrin e madh të të shtënave dhe dhunën e lidhur me bandat në vitin 2019 duke thënë: “Nuk është kaq e çuditshme me situatën që kemi pasur në vjeshtë me shumë të shtëna dhe shumë shpërthime .Ka një preokupim dhe ka zemërim.”

“Pra nuk është kaq e çuditshme që është partia që ulet në qeveri qe i drejtohet ky zemërim,” shtoi ai.

Sondazhi i ri vjen pak më shumë se një muaj pasi Demokratët e Suedisë kryesuan një tjetër sondazh të marrë nga Demoskop në të cilin ata fituan mbështetjen nga gati një në katër votues suedeze.

“Unë kam argumentuar gjatë se do të bëhemi partia më e madhe herët a vonë. Përgjatë viteve ne vazhdimisht kemi folur për krimin e bandave, përshkallëzimin e pasigurisë, politikën e emigracionit që nuk ka funksionuar dhe politikën e integrimit që e ka bërë situatën më keq, “tha Akesson.

2019 ka sjellë fitore të mëdha për Demokratët e Suedisë, veçanërisht në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në maj në të cilat ata pothuajse dyfishuan rezultatin e tyre të mëparshëm të zgjedhjeve, duke marrë fitore më të madhe se të çdo partie Suedeze.

Situata për Social Demokratët, megjithatë, ka vazhduar të bjerë, dhe ndërsa partia fitoi Zgjedhjet Evropiane, ajo u përball me votimin e saj më të keq në Parlamentin e BE-së në histori.

VERITAS.COM.AL/