SHBA dhe liderët në vende të tjera po përsërisin thirrjet për të hetuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë, pas një numri sulmesh fatale në infrastrukturën civile, duke përfshirë spitalet, shkollat dhe një teatër.

Të mërkurën, Presidenti Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte” dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken u pajtua të enjten, duke thënë se “shënjestimi i qëllimshëm i civilëve është një krim lufte”.

Ai tha se zyrtarët amerikanë po vlerësonin krimet e mundshme të luftës dhe se nëse konfirmohet shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve nga Rusia, do të ketë “pasoja masive”.