Sipas rusëve, më shumë se një mijë marinsë ukrainas janë dorëzuar në Mariupol, qyteti port i cili, me rezistencën e tij, e ka penguar deri tani Moskën të përfundojë një korridor tokësor vendimtar midis Donbasit dhe Krimesë. Por ushtria e Kievit, e cituar nga BBC, raporton se luftimet vazhdojnë ende në fabrikën e çelikut Azovstal, ku janë barrikaduar forcat ukrainase të mbijetuara.

Në orët e kaluara, Brigada e 36-të e Marinës kishte postuar video dhe mesazhe duke njoftuar se momenti i vdekjes apo kapjes është afër: “Mungojnë ushqime dhe municione, kemi bërë gjithçka të mundshme dhe të pamundur por jemi të rrethuar”. .

Rënia e Mariupolit do të shënonte pushtimin nga trupat e Moskës të qytetit të parë të madh ukrainas që nga fillimi i sulmit. Sipas kryetarit të bashkisë së Mariupol – i cili dje foli për mbi 20,000 civilë në qytetin e tij – ka mbi 100,000 njerëz ende në pritje të evakuimit