Qindra ultra- nacionalistë serb protestuan të Martën kundër vizitës së  zëvendës presidentit të Shteteve të Bashkuara në Beograd, duke brohoritur në përkrahje të  Donald Trump, kandidat Republikan për President në SHBA.

“Voto për Trump! Voto për Trump!” thërrisnin protestuesit të veshur me  T-shirts ku ishte stampuar portreti i kandidatit Republikan në Shtetet e Bashkuara. Ata brohorisnin gjatë rrugës për t’u grumbulluar pranë selisë së Presidencës së Serbisë.

Biden ishe në një vizitë njëditore në Beograd para se se të udhëtonte drejt Kosovës me qëllim që të inkurajonte dy shtetet për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Shtetet e Bashkuara është shumë popullor mes kosovarëve, të cilët ia dinë për nder Uashintonit mbijetesën e tyre për shkak të të bombardimeve mbi Serbi në vitin 1999.

(Sipas Reuters)