Umberto Bossi është transportuar në spitalin e Varezes me helikopter të ndihmes se shpejte. Sipas informacioneve të para, Senatùri kishte pasur një përkeqesim në shtëpi, ndoshta një ishemi, rreth ores 17 dhe, duke rënë, ai kishte goditur me forcë kokën.

Kjo është arsyeja pse grupi i ndihmës e ka mbajtur te pa lëvizur, për të shmangur dëmtimet e mëtejshme të shtyllës kurrizore.

Një helikopter i ardhur nga spitali i Cittiglios e mori atë nga oborri dhe e çoi në spital në Circolo te Varezes, ku hyri në dhomën e urgjencës me kodi te kuq. Bossi, i cili është 77 vjeç dhe kishte patur një iktus të rëndë më 11 mars 2004, duhet të ishte në kushte te quajtura “te renda”.

Mjekët e strukturës shtojnë vetëm se “do te ndiqni përditësimet nesër në mëngjes, rreth orës 12”.

Veritas.com.al/