Kreu i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli ka parashikuar anëtarësim më të shpejtë të Shqipërisë në BE.
“Ne jemi të vetëdijshëm për progresin e bërë nga Shqipëria, nga qeveria shqiptare. Më duhet të them se këtu në Parlamentin Evropian jemi të kënaqur me këto arritje.
Rezultatet e arritura janë me të vërtetë inkurajuese. Ne vëmë bast për anëtarësimin tuaj në BE, madje edhe me ritme të shpejta sesa ato që janë parashikuar deri më tani”, tha Sassoli duke vlerësuar Ramën me “notën 10”.