(Updated)

Kapet vraësësi i Oficerit të FNSH

Forcat policore RENEA kanë mundur që të arrestojnë atë që qëlloi për vdekje efektivin e FNSH-së, Ardian Kodra 50 vjeç.

David Qosja u kap nga policia në katin e parë të banesës së tij, ku qëndronte i fshehur dhe i rrethuar prej disa orësh.

Edhe pse në rrethim,  autori vazhdimisht qëllonte me armë kallashnikov në drejtim të uniformave blu. Forcat speciale të RENEA hodhën gaz lotësjellës dhe granata në banesën ku qëndronte i fshehur para se të ndërhynin për ta neutralizuar.

Në momentin që RENEA po përgatitej të kryente ndërhyrjen,  David Qosja tentoi t’i vendoste zjarrin katit të dytë të banesës ku po qëndronte. Ai u kap në kohë nga forcat speciale dhe u arrestua në katin e parë të shtëpisë.

David Qosja do t’i nënshtrohet edhe ekspertizës për të provuar nëse vuan nga problemet mendore, siç edhe është deklaruar gjatë ditës së sotme.

http://www.syri.net/wp-content/uploads/2016/09/David-Qosja-2.png

(Updated)

Vazhdon situata e tensionuar në Torovicë të Lezhës, aty ku i sëmuri mendor është mbyllur në shtëpinë e tij, i rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Për momentin David Qosja ka ndalur zjarrin, pasi ka vrarë 50 vjeçarin Ardian Kodra, i cili fillimisht u plagos dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Lajmi:

Përleshja që ka nisur mes Policisë dhe disa civilëve në fshatin Torovicë të Lezhës, ka krijuar përshtypjen e një lufte. Ka viktima, ka civilë që po rezistojnë me armë, një shtëpi ka marrë flakë dhe po digjet. Këto informacione vijnë paraprakisht nga mediat sociale dhe informacione të cunguara të Policisë.

Një oficer i FNSH (Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë) ka mbetur i vdekur. Ai u plagos rëndë me armë zjarri por duke u transportuar për në spital humbi jetën.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili është transportuar me shpejtësi drejt Tiranës, por nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve.

Nga të dhënat e para mësohet se polici i vdekur është Ardian Kodra, 50 vjeç.

Autori i kësaj ngjarje mësohet se është David Qosja.

Shtetasi David Qosje, njihet në zonë si person me probleme mendore , por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumenta nga Spitali.

Burime nga policia  kanë bërë të ditur se, edhe një oficer tjetër ka mbetur i plagosur; ky është efektiv i Policisë në Shkodër.

Zona ku ndodhet banesa e Qoses është përfshirë nga flakët. Pasi ka qëlluar për vdekje efektivin, Qosja është ngjitur lart në mal, duke i vënë edhe zjarrin malit.

Forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen që të neutralizojnë atë, ndërsa ai po i kundërpërgjigjet me armë.

http://www.syri.net/wp-content/uploads/2016/09/ardian-kodra-ok.jpg