Të premten në darkë, në degën e BKT tek ish Blloku mësohet se u aktivizua alarmi. Pavarëisht kontrollit dhe reagimit të rojeve, nuk është vënë re asgjë e dyshimtë. Në fakt, autoritetet nuk kishin nga ta dinin se në bodrumin e pallatit, sapo kishte nisur çarja e murit në dhomën ku mbahej kasaforta. Pikërisht të premten në darkë mendohet se ka nisur puna e grabitësve për të hyrë në ambjentet e bankës.

Deri të hënën, kur të ktheheshin punonjësit, grabitësit menduan se do të kishin mbaruar punë. Ashtu ndodhi.

Pavarësisht se policia thotë se nuk janë vjedhur para, burime të pakonfirmuara thanë se grabitësit kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash, që më pas i kanë nxjerrë nga dritarja dhe janë larguar. Vlen të përmendet se bizneset pranë Bankës në ish Bllok nuk kanë filmuar asgjë. Kamerat e sigurisë nuk kanë qenë funksionale.