Uragani Maria ka goditur me fuqi gjithë ishullin e Puerto Rico, shtëpinë e 3.5milionë njerëz, të cilët tani ndodhen pa energji elektrike- sipas zyrtarëve.

Abner Gómez, kryetar i Agjencisë së menaxhimit të katastrofave, tha se uragani ka dëmtuar “gjithçka ka gjetur në rrugën e vet”.

Asnjë nga konsumatorët e energjisë në Puorto Rico nuk ka energji- tha ai.

‘Maria’ është ulur në kategorinë tre, me erë deri në 115 mph (185km/h), ndërsa po rrethon gjithë ishullin.

“Kur të jemi të zotë të dalim nga shtëpitë, atëherë do ta gjejmë ishullin tonë të shkatërruar”, tha Gómez  i cituar nga gazeta El Nuevo Dia.

Veritas.com.al/