Koment nga L. Skiro/

Në momentin kur po i sulej ministres së re të Financave në foltoren e Kuvendit, Monika Kryemadhi- drejtore e LSI, nuk i ka shpëtuar tundimit për ‘sakrifica’ ndaj Edi Ramës. Edhe kësaj here ka prurë në skenë ‘fëmijët’dhe ‘fëmijë të sakrifikuar’. Para dy javësh solli në foltore vajzën e saj, e cila ‘nga frika e Ramës’ u nis drejt Londrës në shtëpinë verore të familjes Meta. Me të drejtë Monika vë alarmin se fëmijët e saj po sakrifikohen ‘deri në Londër’,  në një shtëpi luksi, dhe për cilën arsye? Për arsyen e  Ramës. Rama kryeministër dhe piktor, basketbollist dhe burrë i gjatë është kthyer në ‘state of mine’ për zonjën Kryemadhi, drejtore e LSI.

Kryemadhi mban me vete dy ‘argumente’ të shtrenjtë: Ramën dhe ‘sakrificën e fëmijëve’. Sot përsëri nga foltorja e Kuvendit nuk i shpëtoi tundimit. Por në vend që të përmendte fëmijët e vet, që tanimë janë rregulluar në Londër, iu sul ministres si nënë: ‘Hë moj ti, i sakrifikon ti fëmijët për Edi Ramën’. Momente patologjike që njeriu nxjerr në shesh atë që mban në fshehtësinë e zemrës. Me siguri është përmbajtur e nuk ka thënë se ‘i sakrifikoj fëmijët e mi për Edi Ramën’.

‘Kjo zonja këtu duhet të kuptoj shumë mirë që banka e shtetit të Singaportit që ka falimentuar nuk mund të shpëtosh dot transaksionet e shefit tënd. Ke marrë përsipër një punë shumë të vështirë. Je e gatshme të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi Ramës?

Kush nuk ka fuqi të përballet të dalë dhe të ikë!- bëri thirrje Monika, sikur po i bënte isharete Ramës në distancë, por në fakt po prishte gjithë atmosferën politike të Kuvendit.

Monika, nga dashuria apo nga urrejtja, tenton të fusë duart në Partinë Socialiste dhe të zgjedhë ministrat. Ajo mendon se kështu i afrohet Ramës, duke përçarë PS-në.

‘Nuk paska socialistë që kanë përfunduar shkollat për tu bërë ministra. Ti mund të ishe ministër (i drejtohet Ballës) dhe ai nuk ju do ju. Nuk mund t’ju dojë ju sepse nuk keni standard etik. Ju jeni demode. Ju nuk jeni si ai, ai është artist, ju jeni fshatar’, preku në sedër Monika si aleatët e Ramës ashtu edhe vetë Ramën.

Dhe më në fund doli te biznesi i saj familjar:

“Bashkisë Skrapar i keni bllokuar buxhetin!’, thërriti Kryemadhi- nuse në Skrapar. Prapë këtu me fëmijët, por të çerdheve. Një gjë është këtu: Fëmijë, fëmijë, fëmijë, Rama, Rama, Rama!…

Veritas.com.al/