-Njoftimi vjen nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ushtarëve u shtyhet shërbimi në Ushtri edhe 40 ditë-

Sipas mediave greke, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të  Ushtrisë Greke, gjeneral Leitnant Alkiviadhis Stefanis, duke marrë parasysh rezultatin e hetimeve mbi një fotografi ku shfaqeshin disa ushtarë që formojnë me duar flamurin shqiptar, në bazë të juridiksionit të tij disiplinor vendosi që të marrë dënime disiplinore.

Vendimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm iu komunikua Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili vendosi që shtatë ushtarëve “t’u shtojë shërbimin ushtarak edhe me 40 ditë të tjera”.

Kështu njoftuan menjëherë gazetat ”Proto  Thema”, (link: http://www.protothema.gr/greece/article/649549/exita-imeres-fulaki-stous-fadarous-pou-shimatisan-ton-albaniko-aeto/)

si dhe gazeta ”I efimerida”, (link: iefimerida.gr http://www.iefimerida.gr/news/316027/60-imeres-fylaki-stozs-neosyllektoys-poy-shimatisan-ton-albaniko-aeto-meta-apo-paremvasi#ixzzaXL7h8ScB)

Njoftimi i dhënë nga Ministri i Mbrojtjes i Greqisë për mediat e Greqisë është bërë edhe duke marrë shkas nga disa pasaktësi të transmetuara në Greqi ose edhe në Shqipëri, sikur djemtë rekrutë “do të dënoheshin me burg”.

Nuk ka asnjë ndëshkim fizik, asnjë orë izolim, asnjë minutë burg- shkruan media greke duke iu referuar Ministrit të Mbrojtjes.

“Për djemtë rekrutë vetëm do të zgjatet afati i shërbimit ushtarak edhe 40 ditë më shumë”, tha Ministria.

/Veritas.com.al/