Sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se duke nisur nga e hëna do të nisë vaksinimi anti- C OVID19 për moshat +60 vjeç me sëmundje kronike.

“Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”, tha Manastirliu, teksa ishte e pranishëm në sheshin “Skënderbej” duke parë nga afër procesin e vaksinimit.

Duke iu kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç, të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.

Që prej fillimit të vaksinimit antiC OVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit.