“Asnjë anëtar i BE-së nuk mund të bllokojë anëtarësimin e një vendi kandidat që ka provuar se përshtatet më së miri me familjen europiane”. Kështu deklaruar presidenti i nderit i Këshillit Europian, njëkohësisht ish-kryeministri belg dhe aktualisht kryetar i Bordit të Kolegjit Europian, Herman Van Rompuy në një intervistë për EWB (Europian Western Balkans), ndërsa i është referuar zhvillimeve të fundit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të cilat është dhënë rekomandimi për hapjen e negociatave.

“BE nuk po dezintegrohet, e kundërta, vendet anëtare po bashkëpunojnë në më shumë fusha se sa asnjëherë më parë në historinë e bllokuar. Brexit është një tragjedi për të ardhur keq, por kjo nuk nënkupton se BE po dezintegrohet. BE ka konfirmuar gjithmonë e më shpesh se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian dhe ka miratuar në vitin 2018 një strategji pikërisht për të nënvizuar këtë mesazh”, deklaroi Van Rompuy.

Sipas tij, politika e BE për zgjerimin shkon përtej fjalëve dhe përkthehet në qindra miliona euro në vit për mbështetje financiare dhe materiale në një sërë fushash për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të afrohet me familjen europiane ( Real Story).

Veritas.com.al/