Gruaja e Donald Trump Jr, djalit të parë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar divorcin, sipas medias Amerikane.

Media thotë se Vanessa Trump, një ish- modele, po kërkon divorc të pakthyeshëm në një gjykatë në New York court.

Çifti, secili nga 40 vjeç, është martuar që në vitin 2005. Ata kanë pesë fëmijë.

Zoti Trump Jr ka luajtur një rol të spikatur në fushatën elektorale të babait të tij për president. Ai qëndroi në New York pas zgjedhjeve dhe tani po drejton biznesin familjar bashkë me vëllain Trump.

Ai u bë subjekt i një hetimi mbi përzierjen e mundshme mes fushatës presidenciale të Trump dhe ndërhyrjes Ruse në vitin 2016. Presidenti Trump ka mohuar çdo përzierje në këtë pikë.

Veritas.com.al/