(Lord Lucan ditën e martesës në 1963)/

Lady Lucan, grua e ve 80 vjeçare, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër- konfirmon policia.

Oficerët e policisë e gjetën trupin e saj pasi hapën me forcë derën e shtëpisë në Belgravia ditën e Marte. Por vdekja e saj nuk krijon ndonjë dyshim- tha Policia.

Lady Lucan ishte një nga njerëzit e fundit që pa burrin e saj John Bingham, lordin e 7-të të Lucan-ve, para s etë zhdukej në Nëntor 1974.

Ai u zhduk pasi kujdestarja e familjes u gjet e vrarë në shëtpinë e tij.

Që atëherë zhdukja e tij u kthye në një lëgjendë. Janë shkruar libra, intervista dhe janë krijuar dokumentare televizive. Në disa prej të cilëve thuhet se ‘Lord Lucan është i gjallë”

Dukomentari më i fundit nga The Telegraph hedh dritë mbi misterin e zhdukjes së Lord Richard John Bingham, Lordi i Shtatë i Lucan-ëve.

Sipas dokumentarit:

Kontesah Lucan, Veronika, kujton ngjarjen e përgjakshme të 7 Nëntorit, 1974, kur kujdestarja e familjes, Sandra Rivett u vra dhe buri i saj, Lordi, u zhduk.

Në atë kohë Veronika sapo kishte fituar një betejë në gjykatë kundër burrit të saj të larguar, për kujdestari ndaj tre fëmijëve. Lucan ishte shumë i ngarkuar me borxhe dhe kishte një histori me abuzime.

Në përgjithësi besohet se kishte tentuar të vriste të shoqen, por gabimisht vrau kujdestaren Rivett, kur goditi një  gjysmë figurë në errësirën e bodrumit.

Jeta e Lady Lucan, ose kontesha Lucan Ceronika, mbaroi dje, e Marte.

Lady Lucan u gjet e papërgjegjshme pasi ishte raportuar si e zhdukur- tha policia.

Veritas.com.al/